Diplomati slloven, Samuel Zbogar, sot do të duhej ta nisë detyrën e Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë.
Mandati i tij do të zgjas deri më 30 qershor 2013. Më herët ai ka thënë se prioritet do ta ketë shoqërimin e Kosovës, me shtetet tjera në rajon, në rrugën drejtë BE-së
Që kjo të arrihet, Kosova duhet të vazhdojë me zhvillimin e institucioneve, sundimin e ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Si një detyrë shumë të rëndësishme Zbogar ka përmendur përmirësimin e raporteve mes shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës.
Zyra e BE-së në Kosovë është një nga më të mëdhatë në Ballkanin Perëndimor, me personelin prej rreth 85 vetëve.
Diplomati slloven në detyrën e shefit të Zyrës së BE-së është emëruar nga përfaqësuesja për politikë të Jashtme, Catherine Ashton. Emërimin e tij më 25 janar e ka konfirmuar edhe Këshilli i BE-së.