Isa për ekonomi të tregut

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Isa Mustafa tha të hënë se partia të cilën e drejton ai e përkrahim ekonominë e tregut, të bazuar në konkurrencë. Sipas tij, për privatizimin Trepçës duhet të bëhen analiza të thella.

Mustafa konfirmoj se LDK-ja përkrah edhe privatizimin e kompanive publike dhe të ndërmarrjeve shoqërore, të cilat sipas tij, “u abuzuan në mënyrë të paparë gjatë periudhës së pasluftës nga individë, grupe interesi me veprimtari të paqartë”.
“LDK kërkon që privatizimi të jetë një proces transparent ndaj publikut”, tha Mustafa duke shtuar se sektori i energjisë ka nevojë për tu privatizuar pasi sipas tij me këtë do të sigurohet energjie mjaftueshme.
“Ne jemi kundër privatizimit të pasurive të Trepçës pa një studim të thellë, pa mendimin e institucioneve më relevante të vendit, përfshirë edhe ASHAK-në dhe pa vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha kryetari Isa Mustafa.