Balotelli: Mund ta fitoj Topin e Artë

Sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli, mendon se ai mund ta fitojë Topin e Artë.

Edhe pse ai pranon se së pari duhet që ylli i Barcelonës, Lionel Messi, të dalë nga forma e tij para se italiani ta ngrejë trofeun.
“Mendoj se mund ta fitoj Topin e Artë... Por Messi duhet ta ulë nivelin e tij të lojës ose nuk mund ta bëj këtë”, ka qeshur Balotelli.