Të largohet fotografia e John Terryt nga cigaret në Indi!

Fotografia e futbollistit të Chelseat, John Terry, me mushkëri të nxira që gjendet në paketimet e cigareve në Indi, do të duhet të largohet nga to.

Avokatët e anglezit kanë kërcënuar me padi nëse fotografia nuk largohet sa më shpejtë.
Ministria e Shëndetësisë në Indi mohon se në paketime gjendet pikërisht fotografia e Terryt, duke thënë se është një fotografi e turbullt që i ngjan atij.
Në paketimet e cigareve shfaqet një njeri (John Terry) me mushkëri të nxira nën të cilin shkruan me shkronja të mëdha: “Duhanpirja vret”.