Është përmbyllur me sukses evenimenti i modës në Kosovë, “Kosova Fashion Week 2012”.
Në organizimin e Gecjan Fashion Group dhe Rtv 21, me prezencën e mijëra shikuesve në Sheshin 21 për 5 net me radhë janë prezantuar veshjet e kreatorëve më të mirë të vendit tonë dhe kreatorëve të njohur botërorë që kanë ekskluzivitetin e tyre në Kosovë.
Kreatorët që prezantuan veshjet e tyre në Javën e Modës në Kosovë ishin: Blerina Kllokoqi-Rugova, Suzana Susuri, Mimi Memiaj, Dona Matoshi, Albulen Hulaj, Er Rosi me kreatore Ibadete Sermaxha, Elegant Bride me ekskluzivitetin e Sherri Hill, pastaj White sposa, Moda Italia, Epos Design, Mentori Center, Excluziv, Strit Fashion, Flurimi etj.
Gjatë këtij spektakli kanë sfiluara 40 modelet e njohura të Gecjan Fashion Group si dhe modele të tjera të ftuara special nga vende të ndryshme të rajonit, në një skenë brilante të punuar enkas për Javën e Modës në Kosovë.
Në secilën natë të KFW kanë performuar këngëtarë të njohur të estradës shqiptare si: Genta Ismajli, Hekuran Krasniqi, Nora Istrefi, Zanfina Ismaili, Argjentina Ramosaj, Ardian Gaxha, Blero, Viki, Njomza Hyseni, Astrit Mulaj, Kaltrina Selimi dhe Qendresa Smajli.
Për katër vjet më radhë “Kosova Fashion Week” iu jep mundësinë kreatorëve më të mirë të prezantojnë talentin e tyre, duke u bërë dritare e vlerave dhe trendeve të modës në vendin tonë.
Të gjitha kreacionet e prezantuara do të jenë në shitje gjatë transmetimit të Javës së Modës, në Radio Televizionin 21.