Priten arrestime të qeveritarëve për korrupsion

Shumë shpejt pritet arrestimi i së paku katër zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës kanë bërë të ditur burime të gazetës “Express”. Bëhet fjalë për ministra dhe së paku një zëvendëskryeministër. Mbi ta rëndojnë dyshime të rënda për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.

Së paku katër zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës pritet t’iu vendosen prangat në duar ditëve të ardhshme, nën dyshime të mëdha për përfshirje në korrupsion dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.
Burime të “Express-it”, të afërta me Prokurorinë Speciale të Kosovës, kanë thënë se ky mekanizëm që përbëhet nga prokurorë evropianë dhe kosovarë, është në përfundim e sipër të procedurave të nevojshme ligjore para lëshimit të fletarrestimeve për këta zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.
“Ne presim që ditëve të ardhshme të arrestohen këta zyrtarë”, ka thënë një prokuror ndërkombëtar.
“Bëhet fjalë për ministra. Por, së paku njëri nga ta mban post të Zëvendëskryeministrit”, ka shtuar burimi i gazetës.