Një biznesmen gjerman shkaktoi dëme prej rreth 36.000 eurosh në automjetin e tij Ferrari Testarossa, kur u mundua që të shmangë një iriq.
Joerg Daecher ishte duke u kthyer në shtëpi nga puna në Eschershausen në Saksoninë e Ulët kur e pa iriqin në rrugë.
Duke tentuar të shmangte shkeljen e kafshës, atij i doli automjeti jashtë kontrolli.
Iriqi shpëtoi i palënduar, po ashtu edhe vozitësi, mirëpo e njëjta nuk ndodhi edhe me automjeti sportiv.