Tajvanezi Chou You-huang i ka lexuar mesazhet, të cilat një mashkull tjetër ia ka dërguar gruas së tij në Facebook. Ai ka qenë i bindur se ‘flirtuesi’ ka dashur të fillojë romancë me gruan e tij dhe ka vendosur që ta ndalojë këtë.
Gruaja e Chou në profilin e saj në Facebook kishte shtruar pyetjen se cili mashkull do ta dërgonte në restorant, ndërsa ishte lajmëruar Chuang Shih-chang.
Pasi ka lexuar mesazhet, Chou ka lënë takim me Chuangun para restorantit, ku e ka pritur me dy miq të tjerë dhe e kanë rrahur për vdekje me shkopinj bejsbolli.
Më pas e kanë thirrur ndihmën e shpejtë duke thënë se një mashkull i rrahur gjendet në rrugë.
Të tre meshkujt janë arrestuar, ndërsa kanë pohuar se nuk kanë qenë të vetëdijshëm se goditjet e tyre do të shkaktonin vdekjen e Chuang.