Zgjedhjet në Kosovë i organizon Prishtina, jo Beogradi

Komisioneri evropian për Zgjerimin, Stefan Fule, ka deklaruar mbrëmë se "Serbia nuk duhet të organizojë zgjedhje në Kosovë".

"Zgjedhjet lokale në Kosovë i organizon Prishtina, e jo Beogradi. Këtë çështje nuk duhet ta ngatërrojmë më - kjo nuk është në pajtim me synimet drejt BE-së", ka shkruar Fule në porosinë që ka bërë në Twiterin e vet.