Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe Lëvizja e Re nesër në orën 14.00 do të organizojnë një protestë me moton “Hiqni tarifat”, duke kërkuar nga qeveria e Serbisë dhe ajo e Kosovës heqjen e policave të sigurimeve për qytetarët e Luginës.
Protesta do të mbahet në Muçibabë, afër vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku do të kërkohet që të hiqen tarifat e policave të sigurimeve tëvendosura në bisedimet ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Sipas marrëveshjes së arritur qytetarët e Luginës së Preshevës janë të obliguar që për hyrje në Kosovë të paguajnë policë sigurimi në vlerë prej 60 euro për dy javë, njofton agjencia informative "Presheva jonë".