Në një intervistë për gazetën “Kosova Sot”, themeluesi i LPK-së, Ibrahim Kelmendi flet për vrasjen e vëllezërve, Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka, duke thënë se ka fakte se ato i ka kryer Riza Salihu. Kelmendi shfajëson veten.
Kelmendi flet edhe për fondin “Vendlindja Thërret”, pjesë të e cilit ka qenë, por edhe për Fondin e 3-përqindëshit.
Për 3 përqindëshin ka thënë: “Vërtet jam shqetësuar, kur një qeveritar gjerman gjatë luftës më pati thënë se nga Fondi i 3-përqindëshit zotërinjtë Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa i kanë dërguar 500 milionë DM (Marka gjermane) në Beograd, por ende nuk kishin informata të sakta, nëse i kanë investuar atje, ose ia kanë dhuruar Qeverisë së Miloshevicit. Pastaj kam dëgjuar nga njerëz të informuar se në atë fond kanë hyrë mbi një miliard euro dhe pjesa më e madhe e tyre janë ‘avulluar””...
Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Isa Mustafa, duke e quajtur Ibrahim Kelmendin njëri të ndyrë dhe të çmendur.
“Nuk kam asnjë reagim, është një gënjeshtër e pastër se kam dëgjuar mirë, por duhet të jetë njeriu i çmendur që të jap vlerësime të tilla. Me njerëz të ndytë nuk merrem sepse nuk humbi kohë kotë, sepse kjo është një ndyrësirë sepse më së pari ne si kemi pasur 50 milionë, janë shumë të mëdha që t’i kesh e lere më t’i qosh në Beograd. S’kemi çka të merrem me të as me shpifje apo gjëra të tilla sepse, janë gjëra të ndyta”, ka thënë Mustafa.