Çdo i pesti britanik mendon se maja më e lartë në botë, Mount Everest, ndodhet në Britani të Madhe. Këto janë rezultatet e një ankete shokuese, e cila po ashtu ka zbuluar se çdo i pesti britanik nuk i di shtetet nga të cilat përbëhet Mbretëria e Bashkuar.
Nga ana tjetër, çdo i njëzeti britanik nuk e di se monumentit historik Stonehenge ndodhet në Britani të Madhe.
Kompania “Journeys of Distinction”, e cila e ka bërë anketën, e ka fajësuar internetin për mosnjohurinë e përgjithshme.
Sipas shpjegimit të kësaj kompanie, secili informacion mund të gjendet vetëm me një klik në internet, prandaj njerëzit nuk mendojnë se duhet të mbajnë mend ndonjë informacion.