I mëson qentë të luajnë piano (Video)

Një franceze ka vendosur që t’i mësojë dy qentë e saj që të luajnë në piano.

Pronarja e qenve ka lansuar një video në YouTube, në të cilën shihen dy të dashurit e saj duke tentuar të bëjnë muzikë.
Qentë qëndrojnë ulur pranë njëri-tjetrit dhe shtypin tastet pas tingullit që bën instrumenti i pronares së tyre.