Topi: Askush nuk ka të drejtë të bllokojë Kosovën

Gjatë qëndrimit në Stamboll, ku u nderua me titullin doktor nderi i Universitetit Aydin, presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi në një intervistë dhënë gazetës së madhe turke “Today’s Zaman”, ka hedhur poshtë pikëpamjet se kandidatura e Serbisë mund të dëmtojë shanset e Kosovës për anëtarësim në BE.

Presidenti i Shqipërisë ka thënë se që nga viti 2008, Kosova ka qenë një shtet i pavarur dhe se nuk mendon se statusi i kandidatit të Serbisë do të ndikojë në ofertën e Kosovës për anëtarësim në BE, transmeton QIK.
“...Dhe është një fakt tashmë që statusi i Kosovës është i pakthyeshëm. Askush nuk ka të drejtë për të bllokuar ofertën e anëtarësimit në BE të fqinjit të tij”, nënvizoi Topi.