Nisi ndërtimi i Sheshit “Ibrahim Rugova”

Ka nisur ndërtimi i Sheshit të Pavarësisë "Ibrahim Rugova" në kryeqytet. Me ceremoni të organizuar me këtë rast punimet në ndërtimin e sheshit nisën përballë ish-hotel "Iliria", tash “Swiss Daimond”.

Me këtë shesh që nisi të ndërtohet, si dhe sheshet e tjera, premtohet se kryeqyteti i Kosovës do të marrë pamjen e një metropoli.
Sheshi "Ibrahim Rugova" shtrihet përballë institucioneve të Kosovës dhe do të ketë 13 mijë metra katrorë. Sipas parallogarive ai dhe do të kushtojë mbi katër milionë euro, raporton Koha.net.
Në hapësirën ku shtrihet ky shesh ka filluar edhe ndërtimi i “Unionit”, një objekti për të cilin pati shumë debate e mosmarrëveshje midis partizanëve të ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe atyre që i kanë paratë.