Thaçi ngushëlloi kryeministrin e Turqisë

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryeministrit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me rastin e vdekjes tragjike të ushtarëve turq në Afganistan.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e rrëzimit të helikopterit ushtarak në Afganistan, ku humbën jetën ushtarë turq... Ushtarët që e humbën jetën vdiqën heroikisht, për vlerat e çmuara të botës së civilizuar. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj, popullit mik turk dhe qeverisë turke i shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.