Thaçi e do Mustafën hisedar për veriun

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur të mos marrë mbi vete përgjegjësinë për çfarëdo zgjidhjeje eventuale që mund të gjendet për veriun e vendit.

Burime të “Kohës Ditore” kanë bërë të ditur se ai është duke insistuar që në çdo adresim për veriun të jetë e përfshirë me çdo kusht edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, si partia më e madhe opozitare në vend.
Një nga zyrtarët e lartë të kësaj partie ka deklaruar se Thaçi ka kohë që ka filluar të bartë “presionin ndërkombëtar” mbi LDK-në, në mënyrë që edhe kjo parti të bëhet hisedare në ndonjë “kompromis” të mundshëm për veriun.
Por, sipas tij, kryetari i LDK=së, Isa Mustafa, ia ka bërë të qartë Thaçit se LDK-ja nuk dë të hyjnë asnjë koncesion për shtetin