Babai i Françeskës ‘pro’ seksit në “Big Brother”

Bukuroshja vlonjate me emrin Françeska ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar, jo vetëm për pamjen e saj, por edhe për karakterin e veçantë që ka. Ajo është më e vogla e shtëpisë së “Big Brother”, por ka ngjallur diskutimet më të mëdha.

Françeska është ndryshe nga vajzat e tjera, sepse familja i ka falur liri dhe mbështetje të plotë. Gjatë një interviste, babai i saj Dhimitraq Jaçe ka lënë të kuptohet se për prindërit e pjesëmarrëses në “Big Brother” ajo që ka vërtet rëndësi është lumturia, realizimi i ëndrrave dhe suksesi i vajzës së tyre.
Duke komentuar raportet e saj me Ermalin, babai Françeskës ka thënë se nëse vajza ndihet mirë, për të s’ka asnjë problem, ndërsa ka pohuar se nuk ka asgjë kundër nëse ajo kryen marrëdhënie intime brenda shtëpisë.
“Nuk kam pse ta kem problem. Mua më intereson që vajza ime të ndihet mirë dhe të bëjë atë që do. Unë jam pak ‘evropian’ për sa u përket këtyre gjërave. Më mjafton që Françeska të ecë përpara, të realizojë ëndrrat e saj e të bëjë atë që ndjen”, citon BalkanWebfjalët e Jaçes.
Ai ka mohuar që vajza e tij të ketë bërë ndërhyrje kirurgjikale dhe po ashtu ka sqaruar se Françeska nuk e ka të dashurin në burg.
“Kjo është vetëm një lojë që Françeska e ka bërë për të tërhequr vëmendjen e Ermalit dhe për ta bërë xheloz. Janë fjalë që vajza i ka thënë më shaka e gazetat i kanë marrë si të vërteta”, ka pohuar ai.