Jessie J dhe Tinie Tempah besohet se kanë filluar të takohen në mënyrë sekrete dhe së fundmi kanë qëndruar në një apartament në Londrën Lindore, para fillimit të turneut australian.
23 vjeçarja dhe krijuesi i hitit “Written In The Stars” besohet se pëlqejnë shumë njëri-tjetrin dhe janë takuar disa herë, me Jessie J që duket të ketë qenë në apartamenin e Tinie Tempah në Londër para turneut të saj australian.
“Ata kanë pasur disa mbrëmje të mëdha dhe e kuptuan se tërhiqen nga njëri-tjetri. Jessie shkoi në apartamentin e Tinie Tempah kur ata kishin një ditë pushim dhe aty i thanë njëri-tjetrit sa shumë pëlqehen”, ka thënë një prej miqve të Jessiet.