Qytetarët e Kosovës, të paktën gjatë këtij viti, nuk do të mund të lëvizin pa viza, ashtu sikurse ishte premtuar nga qeveritarët e vendit.
Ngecjet e shumta në fushën në fushën e drejtësisë, në sundimin e ligjit dhe në luftimin e korrupsionit, si kritere kryesore për liberalizim vizash, edhe për një kohë të gjatë do t’ia pamundësojnë qytetarit të vendit që të lëviz lirshëm në zonën Shëngen.
Një burim ndërkombëtar i “Zërit”, ka thënë se kosovarët nuk duhet të “shohin ëndrra” se do të arrijnë të lëvizin pa viza së paku edhe njëzet e katër muaj.
“E para, ju nuk i keni plotësuar as për së afërmi kriteret për liberalizim, e dyta, edhe për t’i plotësuar ato nuk është e mundur para njëzet muajve”, ka thënë ai.