Scherzinger në krahët e Hamilton

Nicole Scherzinger ka shtuar spekulimet rreth ribashkimit me ngasësin e Formula 1, Lews Hamilton, pasi bukuroshja shkoi për t’i dhënë mbështetje këtë javë në Melbourne të Australisë.

Çifti bëri të ditur ndarjen në tetor të vitit të kaluar pasi kaloi katër vite së bashku, por ata rritën spekulimet për një ribashkim muajin e kaluar, kur janë parë së bashku në Los Angeles dhe Irlandë.
Ata së fundmi shkuan në një udhëtim dy ditor në Monaco dhe Scherzinger tani ka anuluar të gjitha planet për të shkuar në Australi për ta përkrahur britanikun në garën e tij të radhës. Yjet janë parë duke biseduar me Lenny Kravitz para garës, e të cilën Hamilton e filloi nga pole pozicioni.