Kosova ka krisopras “shpresëdhënës”

Në Kosovë ekzistojnë sasi të konsiderueshme të gurëve të çmuar, të quajtur krisopras. Krahasuar me gurët e tillë të Australisë, të njohur në tërë botën, këta të Kosovës mund të jenë më të mirë!

Në një prononcim për agjencinë serbe Tanjug, nënkryetari i institutit Gjemologjik të Serbisë, Zoran Miladonovic, thotë se pos Australisë, Polonia vlerësohet si vendi i dytë me më shumë depozita të këtij guri të çmuar e të shtrenjtë, dhe se Kosova mund të jetë e treta në këtë aspekt në botë.
“Sasi të mëdha gjenden afër Prishtinës, te rrafshnalta e Goleshit, ndërsa çmimi i këtij guri sillet prej 200-300 dollarë për kilogram”, ka thënë Miladinovic, i cili është punuar në temën e doktoratës në Fakultetin e Minierave dhe të Gjeologjisë në Beograd.
Krisoprasi, sipas “Enciklopedisë së kristaleve”, stimulon gjendjen meditave, shton shpresën dhe shpreh kreativitetin. Për këtë gur në lashtësi kanë thënë po ashtu se shpreh dashurinë për të vërtetën. Si gur i pranverës, besohej se hapte mundësi për shanse të reja, atëherë kur gjithçka duket e pashpresë.
Shtetet tjera me rezerva të këtij guri të çmuar janë Gjermania, Rusia, SHBA dhe Brazili.