Depp, ikonë e modës

Johnny Depp është i njohur për stilin e tij të njohur dhe eklektik të modës, ndërsa këtë e ka vërejtur edhe Shoqata amerikane e dizajnerëve (CFDA), e cila e ka shpallur aktorin ‘ikonë të modës’.

Depp është mashkulli i vetëm që e merr këtë titull. Ai padyshim se gjatë veshjes së tij nuk heziton të eksperimentojë dhe thuajse gjithmonë janë pëlqyer përpjekjet e tilla.
Gjatë parakalimit nëpër tepih të kuq, aktori shfaqet sikur në një pistë mode dhe kjo u bie në sy, sidomos dizajnerëve.
Ceremonia e ndarjes së këtij çmimi do të mbahet më 4 qershor në New York me rastin e 50-vjetorit të CFDA-së.