Një holandez para dy vitesh i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike në ije, ndërsa qëkur është zgjuar nga anestezioni nuk po ndalet së qeshuri.
Edhe pse në asnjë moment nga ajo kohë nuk është hidhëruar me gruan e tij, megjithatë ajo nuk është aspak e kënaqur me sjelljen gazmore të burrit.
Huug Bosse në vitin 2010 e ka operuar ijën, ndërsa gruaja e tij thotë se anestezioni është fajtor pse ai po qesh vazhdimisht qe dy vite, pavarësisht se çfarë thotë ose bën ajo.
“Kur flasim për diçka, ai vetëm qeshet. Kjo nganjëherë është vërtet irrituese”, ka deklaruar gruaja.
Qeshja e tij konstante nuk i pengon vetëm gruas, por e nervozon edhe vëllanë dhe vajzën e tij.
“Ata nuk na vizitojnë më”, ka pohuar zonja Bosse.