Mjekët janë detyruar të bëjnë frymëmarrje artificiale, ndërsa i kanë vendosur edhe defibrilator në fushën e lojës në pritje të ambulancës. Për disa minuta, të gjithë kanë parë se si ata kanë tentuar ta ringjallin futbollistin edhe nëpërmjet elektroshokut për t’i vënë përsëri në punë zemrën që kishte pushuar së rrahuri.
Kjo situatë ka shokuar futbollistë e pranishëm dhe shumë prej tyre janë përlotur, ndërsa pjesa tjetër kanë filluar të lutën në barin e gjelbër të stadiumit.
Pas mbërritjes së ambulancës, lojtari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të qytetit të Londrës, ndërsa më vonë është mësuar se mjekët e ndërhyrjes së shpejtë kanë arritur që t’i kthejnë frymëmarrjen vetëm gjatë rrugës për në spital, pasi ai është larguar pa frymë nga fusha.
Situata e tij paraqitet kritike dhe ai është ënde në reanimacion duke luftuar mes jetës dhe vdekjes. Futbollisti 23 vjeçar me origjinë nga R.D. Kongo, ka luajtur edhe me Arsenalin e Birmingemin gjatë karrierës ë tij.