Rovena ‘provokon’ dhe premton klipin më të mirë shqiptar

Këngëtarja nga Shqipëria, Rovena Stefa, tani ka marrë edhe rolin e modeles. E fotografuar nga Veton Osmani, ajo ka paraqitur një katalog të brendshmesh të kombinuara në stilin ‘klasik-trend’, me ç’rast për herë të parë bën një sesion të plotë fotografik.

Ndërkohë, Rovena parashikon edhe ardhjen e një videoklipi të ri në muajin e ardhshëm, të punuar nga “5 Star Production” në Prishtinë dhe, sipas Bluetooth, këngëtarja ka premtuar se do të jetë videoklipi më i mirë shqiptar i punuar deri më tani.
Aktualisht, ajo është duke u përgatitur për të prezantuar së shpejti bashkëpunimin me një këngëtare të njohur në Itali.