Këngëtarja e hitit “Neles”, Ronela Hajati, duket se është zhgënjyer nga shumë njerëz me të cilët ka pasur punë.
Ronela ka thënë së fundmi se plot 90% të njerëzve që ajo i ka dashur, përkrahur dhe të cilëve u ka besuar, i kanë rezultuar tradhtarë të ndyrë.
“Ta shohim këtë 10 % të njerëzve që na ka mbetur”, ka thënë më tej ajo.
Ronela së fundmi i është bashkuar labelit ”Baba Stars”.