Bordi i Drejtorëve të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane i ka bërë thirrje udhëheqësve të Kosovës që të kundërshtojnë heqjen e "Republikës" në prezantimet rajonale si dhe të mos pranojnë çfarëdo reference me Rezolutën 1244.
Sipas tyre, që prej përfundimit të luftës, Kosovës i është kërkuar vazhdimisht nga komuniteti ndërkombëtar që të lëshoj pe ndaj Serbisë dhe shumica e elitës politike të Kosovës kanë rënë dakord për kërkesat e tyre.
“Gjatë javëve të diplomacisë fluturuese, negociatorët perëndimorë janë përpjekur ta bindin Prishtinën që Kosova mund të pranohet në forume evropiane nëse ajo është e gatshme për t'u identifikuar si ‘Kosova’ – pa fjalën ‘Republikë’ dhe me një fusnotë që i referohet Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara. Që prej përfundimit të luftës, Kosovës i është kërkuar vazhdimisht nga komuniteti ndërkombëtar që të lëshoj pe ndaj Serbisë, dhe shumica e elitës politike të Kosovës kanë rënë dakord për kërkesat e tyre. Një pikë kthese erdhi javën e kaluar, kur koncesioni i kryeministrit Hashim Thaçi ndaj zëvendësndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, William Burns arriti në një shitje politike dhe morale të Kosovës. Është koha për qeverinë dhe popullin e Kosovës për të tërhequr vijën: Thuaj ‘jo’ 1244 të OKB-së”, thuhet në kumtesë.