Gati pakoja për TC Kosova e Re

Mistria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE), ka përgatitur pakon tenderuese me dokumentet e nevojshme për të shpallur tenderi për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”. Tenderi pritet të shpallet më 30 shtator, për deri sa termocentrali i ri, do të nderohet në dy faza me kapacitete prodhuesi prej 300 plus 300 megavat orë energji elektrike.

Sipas parashikimeve të Qeverisë pritet që ndërtimi i Termocentralit të ri “Kosova e Re” do të bëhet gjatë vitit 2013.
“Ky projekt të fillojë të realizohet në vitin e ardhshëm nëse do të kemi mundësi që brenda këtij viti të kemi edhe shpalljen e fituesit edhe përmbylljen financiare, datën kur ne e presim ofertën si datë finale është 30 shtatori, është një transaksion jashtëzakonisht i komplikuar dhe investitorëve do tu japin një kohë të mjaftueshme për të përgatitin ofertat e tyre”, tha ministri Beqaj.
Ai pas takimit të komitetit ndërministrorë për ndërtimin e TC “Kosova e Re” ka treguar se e kanë përgatitur dokumentet e nevojshme për hapjen e tenderit. “Faza e parë është mbyllur, kemi përgatitur dokumentet e nevojshme, tash u mbetet investitorëve”, tha Beqaj.
Po ashtu në dokumentet e miratuar janë paraparë edhe aksionet e Qeveris në miniera dhe në gjenerim.
Ministrit Beqaj, ka treguar se aksionet të cilat do t’i ketë Qeveria në miniera do të jenë 49 për qind për deri sa 31 për qind do t’i ketë në gjenerim.
Pavarësisht kritikave për futjen e Termocentralit “Kosova B në pakon termocentralit të ri do të vazhdoj për deri sa është dekomisoonimi i Kosova A do të behët më 2017 ashtu siç është paraparë pasi ky sipas ministrit të MZHE-së është obligim të ciline ka marr Qeveria.
Në garë për ndërtimin e Kosovës së Re janë katër kompani proces ky i filluar qysh në vitit 2006 por me ndryshimet qeveritare ka ndryshuar edhe projekti që nga emri e de ri të kapacitetet prodhuese.