Don Omar nesër koncert në Tiranë

Këngëtari i njohur latino-amerikan El Rey, i cili njihet më së shumti si Don Omar, më datë 7 mars 2012 do të qëndrojë në Tiranë për një koncert.

Mediat nga Shqipëria bëjnë të ditur se Don Omar do të interpretojë disa nga këngët më të mira të tij, në Venue Club në Tiranë.
Kjo është hera e dytë që këngëtari vjen në Tiranë, pasi verën e kaluar, saktësisht në muajin gusht, Don Omar dha një tjetër koncert në Gjirin e Lalzit, raporton NOA.
Ndër këngët e tij më të njohura janë “Dale don Dale”, si dhe “Danza Kuduro”.