Leonora këngëtarja speciale në Epopenë e UÇK-së

Në kuadër të manifestimeve për Epopenë e UÇK-së, këngëtarja e cila njihet për kontributin dhe përkrahjen ndaj UÇK-së, Leonora Jakupi, nesër do të jetë e ftuar për të kënduar në Skenderaj.

Tash e 13 vite Leonora nuk është ‘tradhtuar’ kurrë nga Epopeja e UÇK-së, gjithmonë ka qenë këngëtarja e parë që është ftuar të këndoj atje.
Leonora për Telegrafi ka pohuar se ndihet shumë e lumtur që është pjesë e këtij manifestimi pasi që e ndjen edhe obligim moral.
“Tash e 13 vite jam pjesë e këtij manifestimi, ndjehem shumë me fat dhe shumë e lumtur. E ndjej obligim moral dhe me shumë kënaqësi do të këndoj”, ka pohuar Leonora.