Kryeministri bëri homazhe para shtatores së Zahir Pajazitit

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, në kuadër të “Epopesë së UÇK-së”, sot bëri homazhe pranë shtatores së komandantit Zahir Pajaziti.

Kryeministri Thaçi, me këtë rast, tha se sot po nderojnë në mënyrë shtetërore, një prej komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajazitin, i cili me luftën, punën, sakrificën dhe heroizmin e tij, dërgoj mesazhin te të gjithë, që pa luftë të armatosur nuk mund të çlirohet Kosova.
Ditët e Epopesë së UÇK-së, ai i quajti ditë që i sollën lirinë dhe pavarësinë vendit tonë, epopesë që grumbulloi dhe bashkoi gjithë energjitë pozitive për liri për çlirim.
Vizita e kryeministrit Thaçi pranë shtatores së komandantit Zahir Pajaziti, është në vazhdën e vizitave që kryeministri po bën tek shtatoret dhe varret e komandantëve të UÇK-së dhe dëshmorëve të lirisë, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, e cila po mbahet nën patronatin e Qeverisë së Kosovës.