Klodi i BB3: Dy djem ne BB5 janë gay

Ish-banori i reality-shout “Big Brother 3”, Klodi, ka pohuar se dy banorë të edicionit të sivjetmë “Big Brother 5” janë gay.

Klodi i BB3 ka treguar për gazetën Kosova Sot, por pa përmendur emra, se, sipas tij, dy nga djemtë e pranishëm në këtë shou kanë prirje homoseksuale, dhe dëshira e tij është që njëri prej këtyre djemve të arrijë në finale, e pse edhe të mos fitojë.
Klodi, i cili kur ai ishte në Big Brother 3 e tregoi vetë orientimin e tij seksual, tregon se tashmë jemi një komb i civilizuar, pasi është koha të mos paragjykojmë.