Dy vjet e gjysmë burg pse u shtir si mashkull

Anglezja Gema Barker, e cila ka arritur që të joshë seksualisht tri vajza të moshave ndërmjet 15 dhe 16 vjeç nga shkolla e saj e mesme duke u maskuar si tre djem të ndryshëm- është dënuar me dy vjet e gjysmë burg.

Vajzat e mashtruara e kanë marrë shumë afër zemrës mashtrimin duke thënë se është shumë vështirë “kur të thonë se personi të cilin e dashuron dhe me të cilin planifikon ta kalosh jetën, nuk është real”. Madje njëra prej tyre ka theksuar se nga pikëllimi ka dashur ta vrasë veten.
19-vjeçarja Gema ka pasur tre identitete të ndryshme të djemve. Për secilin prej tyre ka krijuar imazh të ndryshëm dhe profil në Facebook. Duke u shtirur si mashkull, ajo ka arritur që të krijojë lidhje romantike me tinejxheret, është puthur dhe përkëdhelur me to.
Dyshimi kishte lindur kur “tre djemtë” asnjëherë nuk ishin shfaqur në të njëjtin vend së bashku. Dhe veç kësaj, “ata” kishin ngjarë shumë me njëri-tjetrin.
Vajzat fillimisht kishin menduar se është i njëjti mashkull që po kalon me të tria, ndërsa pasi është akuzuar për abuzim seksual, në stacionin policor Gema ka treguar se është femër.