Piloti lobues drejt Egjiptit dhe Libisë

Përkundër të gjitha peripecive që i kaloi në vendin afrikan, Eritrea, piloti shqiptaro-amerikan, James Berisha, nuk po heq dorë nga lobimi i tij për njohjen e Kosovës.

Në një intervistë për Radio Dukagjinin, ai ka thënë se misionin e tij trevjeçar do ta vazhdojë brenda pak javësh, duke qenë se i kanë mbetur edhe dy vende për lobim, Egjipti dhe Libia.
Berisha ka thënë se në fund të misionit, aeroplani i tij që përshkroi me mijëra kilometra do të kthehet Kosovë dhe aty do të mbetet si relikt për ta kujtuar misionin.