Superylli brazilian, Neymar, ka deklaruar se ai është i kënaqur që ka vendosur të qëndrojë te Santosi, përkundër ofertave nga Barcelona dhe Real Madridi.
“Unë mora vendimin e duhur. Unë nuk pendohem që qëndrova te Santosi”.
“Nëse nuk do të kishte qenë Santosi, sot nuk do të kisha profilin në Brazil dhe jashtë Brazilit”.
“Gjithçka zuri vendin e vet dhe po kaloj mirë me ekipin”, ka thënë Neymar.