Bora vështirëson qarkullimin

Reshjet e mëdha të borës kanë vështirësuar qarkullimin në pothuajse të gjitha rrugët e Kosovës.

Raportohet se rrugët magjistrale dhe ato rajonale janë të kalueshme, mirëpo me shumë vështirësi.
Sipas RTK, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë shkaktuar dhjetëra aksidente, shumica e të cilave konsiderohet se janë shkaktuar nga reshjet e borës. Në këto aksidente ka pasur lëndime të lehta dhe dëme materiale.
Po ashtu, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pikëkalimi Kullë-Rozhajë është bllokuar tërësisht.