Dy javë moslojë për Sanchez

Stafi mjekësor i Barcelonës ka dhënë lajme jo të mira pas ndeshjes çerekfinale të Copa del Rey, pasi sulmuesi Alexis Sanchez ka lënduar supin.

Kiliani luajti nga minuta e parë përballë Real Madridit, mirëpo ai u detyrua të largohej në minutën e 78-të për shkak të lëndimit.
Pas ekzaminimeve shtesë, është njoftuar se ish-lojtari i Udineses do të mungojë rreth dy javë për shkak të lëndimit të klavikulës.
Kjo do të thotë se ai do të mungojë ndaj Villarrealit dhe Real Sociedadit.