Një agjenci turistike në Zelandën e Re u mundëson klientëve të vet që të ulen në tanke dhe me të të shkelin veturat, motoçikletat apo çfarëdolloj objekti që gjendet në poligon.
Kompania “Tanks for Everything” ka tetë tanke, të cilat mund t’i shfrytëzojnë klientët për të “çliruar frustrimin”.
“Nëse keni pasur një ditë të keqe, kjo është një mënyrë e mirë për t’u shkarkuar”, ka deklaruar pronari i kompanisë.