Haxhiu: “Reformat zgjedhore” nuk kanë qëllim mbrojtjen e votës

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu deklaroi para deputetëve të Kosovës se Komisioni për reformë zgjedhore me ndryshimet e propozuar në Ligjin për Zgjedhjet nuk ka qëllim mbrojtjen reale të votës së qytetarëve, por ndryshimet e bëra janë vetëm sipërfaqësore.

Ajo në seancën plenare të Kuvendit u shpreh se në vend asnjëherë nuk ka pasur zgjedhje të mirëfillta, ndërkaq sipas saj degradimi i votës që qytetarëve ndodhi në zgjedhjet e fundit, duke e shtrembëruar edhe rezultatin e zgjedhjeve.
Sipas saj, të gjitha amendamentet e propozuar nga Komisioni zgjedhor për reformim të sistemit zgjedhor si çështja e largimit të posterëve të vendosur gjatë fushatës, kohëzgjatja e fushatës për 20 ditë, trajnimi i vëzhguesve nuk lidhen direkt me mbrojtjen e votës së qytetarëve.