Hungarezi Gabor Rakonczay është njeriu i parë, i cili e ka kaluar oqeanin Atlantik me lundër.
Ai ka lundruar nga Evropa deri në Karaibe për 76 ditë, ndërsa rreth 50 ditë ka mbetur pa komunikim, duke qenë se lundra e tij është rrotulluar dhe uji ia kishte dëmtuar radion.
Rakonczay e ka filluar aventurën më 21 dhjetor në Lagos të Portugalisë, ndërsa disa ditë ka pushuar në ishujt Kanare, dhe të dielën ka mbërritur në ishullin Antigua.
30-vjeçari ka arritur që ta përfundojë rrugëtimin e tij pa sistem të navigacionit satelitor, i cili do t’ia tregonte drejtimin.
Ndërkohë që rreth shtatë javë nuk ka kontaktuar me familjen e tij, por të gjithë kishin shpresuar se ai është mirë dhe se do ta kryejë me sukses aventurën që kishte filluar.