Hakeri nga Florida, Christopher Chaney, rrezikon dënim me 60 vite burg, pasi që është deklaruar fajtor për ‘thyerjen’ e e-maileve të personaliteteve të famshme, duke përfshirë yjet, si Scarlett Johansson dhe Mila Kunis.
Gjykatësi i rastit, James Otero, ka thënë se nuk e ka të qartë pse 35-vjeçari ka vazhduar të thyejë adresat elektronike dhe ka ndërhyrë në jetën private të njerëzve, kur ka qenë i arrestuar për të njëjtën gjë në të kaluarën.
Chaney është arrestuar pas një hetimi 11 mujor, pasi e kishin paraqitur rastin në polici Johansson, Kunis dhe Christina Aguilera.
Të përkujtojmë, se disa fotografi lakuriqe të Johansson ishin publikuar në internet pasi Chaney ia kishte hakuar telefonin.
Për veprimet e tij, hakeri mund të dënohet me 60 vite burg dhe 2.5 milionë dollarë.