Ranieri të vazhdojë të jetë pjesë e Interit?

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, thotë se Claudio Ranieri mund të ketë edhe me tej ndonjë rol në klub.

Ranieri dje u shkarkua dhe u zëvendësua nga një trajner pa përvojë, Andrea Stramaccioni.
“Ai sigurisht është pjesë e Interit për momentin dhe është i gatshëm të bashkëpunojë. Ai është një njeri i mirë dhe një trajner i shkëlqyeshëm, sipas meje. Thjesht shkoi keq për të”.
“Sa i takon Gasperinit, le të themi se ne startuam sezonin shumë keq sa ishte vështirë të kthehemi në rrugë të duhur pas saj. Them se ai mund të jetë trajner i mirë, por me Interin nuk shkoi ashtu”, ka thënë Moratti.