Prokurimi më i korruptuari

Agjencia Kundër Korrupsion e Kosovës, gjatë viti 2011, ka marrë 160 informacione të rasteve të korrupsionit, në të cilat janë të përfshira gjykatat dhe prokuroritë, si dhe institucionet tjera të vendit. Kështu bëri të ditur shefi i kësaj agjencie, Hasan Preteni, pas dorëzimit të raportit vjetor në qeverinë e vendit.

Në raport janë përfshirë të gjitha rastet që kanë të bëjnë me vepra penale të korrupsionit si dhe mos deklarimit të pasurisë nga personat zyrtarë. Shefi i Agjencisë Kundër Korrupsion të Kosovës, Hasan Preteni, tha se në 39 raste të përcjella në prokurori, janë denoncuar 121 persona, raporton RTK
“Fusha më e atakuar nga dukuria e korrupsionit, mbetet ajo e prokurimit”, tha Preteni.
Sipas tij, 11 raste korruptive janë evidentuar nëpër gjykatat të vendit, 60 të tjera në institucione të pavarura, 30 në Qeveri, 56 raste të pushtetit lokal si dhe 3 raste në prokuroritë e vendit.
Preteni, tha se vlera totale e dëmeve nga veprimet e mundshme korruptive, nga të cilat janë bërë 39 kallëzime penale, supozohet të jetë mbi 10 milion euro.