Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, thotë se ai ka kaluar një sezon të vështirë me klubin spanjoll.
“Më shumë se gjithçka tjetër, më shumë më intereson loja ime e përgjithshme se sa goli. Pjesa më vendimtare e sezonit është tash dhe shpresoj të mund ta ndihmoj skuadrën”.
“Ka qenë një vit i komplikuar. Kam filluar me një lëndim dhe ishte vështirë të kyçem në dinamikën e skuadrës. Kur isha në karrige, ishte sepse bashkëlojtarët e mi luanin më mirë se unë”, ka thënë Pique.