Beckenbauer dëshiron Barcën në finale

Presidenti i Bayern Munich, Franz Beckenbauer, dëshiron të përballet me Barcelonën në finalen e Ligës së Kampionëve në Fußball Arena të Munichut.

Real Madrid ose APOEL Nicosia do të ishin rivalët e Bayernit në rast se gjermanët do të kualifikohen në gjysmëfinale, derisa Barcelona do të përballej me Benfican ose Chelsean nëse eliminon Milanin në çerekfinale.
“Kjo sigurisht është diçka të cilën të gjithë e ëndërrojnë, jo vetëm tifozët e Bayernit. Disi besoj në këtë finale, por ka ende shumë deri në fund”.
“Ende ëndërroj për këtë. Real Madridi dhe Barcelona aktualisht janë skuadrat më të mira në Evropë dhe ju duhet të luani kundër tyre në ndonjë moment nëse dëshironi ta fitoni Ligën e Kampionëve”, ka thënë Beckenbauer.