Zagrebi dhe Prishtina thellojnë bashkëpunimin

Nxitja e programeve ekologjike më theks të veçante në mbrojtjen e mjedisit, nxitja e bashkëpunimit në fushën e infrastrukturës, urbanizmit dhe trashëgimisë kulturore në mes të Prishtinës dhe Zagrebit janë pikat kyçe të marrëveshjes për miqësi dhe bashkëpunim, që kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa dhe kryetari i Zagrebit, Milan Bandiq kanë nënshkruar të mërkurën në kryeqytetin kroat.

Mustafa po qëndron për një vizitë zyrtarë në kryeqytetin kroat me ftesë të kryetarit të Zagrebit, Bandiq, ku përveç nënshkrimit të marrëveshjes se bashkëpunimit në mes të dy qyteteve, po diskutohet edhe për projektet konkret për fusha të ndryshme.
Sipas një komunikate për media, Mustafa dhe Bandiq, theksuan se është nënshkruar marrëveshja për miqësi dhe bashkëpunim në mes të dy qyteteve, e cila sipas dy kryetarëve thelon bashkëpunimin në shumë fusha.
Përveç takimit me kryetarin e Zagrebit, kryetari Mustafa me ftesë të Filarmonisë se Zagrebit ka marrë pjesë në koncertit e kësaj që u zhvillua të martën në mbrëmje.