Deficiti tregtar i Greqisë për muajin janar ka rënë me 29.1 për qind, pasi, konsumi i brendshëm është zbehur.
Sipas të dhënave paraprake të Institutit të Statistikave në Greqi, vlera e përgjithshme e importeve për Janarin, duke përjashtuar produktet e naftës arriti në 2.23 miliardë euro.
Në krahasim me një vit më parë, kjo vlerë ka rënë me 15.6 për qind. Në të njëjtin muaj, vlera e përgjithshme e importeve ka arritur në 1.2 miliardë euro. Eksportet kanë shënuar një rritje të lehtë, me 1 për qind në kundrejt janarit të vitit 2011.