Sulmuesi i Manchester United, Michael Owen, mendon se ai ka edhe dy vite të mbetura në top formë.
“Duhet të pranoj, nuk mendoj se do të jem një prej lojtarëve i cili do të luajë edhe kur ka 37 ose 38 vjet, si Ryan (Giggs). Por sigurisht mendoj se ka edhe dy ose tre vite të mbetura në mua”, ka thënë Owen.
“I dëgjoj lojtarët në dhomën e zhveshjeve; disa lojtar mezi zgjohen nga krevati dhe ankohen për nyjat dhe tendat e Akilit. Sinqerisht nuk jam në atë grup. Kurrë nuk ankohem në atë mënyrë”.
“Mund të jetë e çuditshme që njerëzit e dëgjojnë këtë pasi ata e dinë se jam i lënduar, por në nyja ndjehem shkëlqyeshëm. Mendoj se mund të luaj, vetëm se kur lëndohem duket se ato janë lëndime të rënda”.
“Trupi im më thotë se mund të vazhdoj të luaj dhe mendja ime po ashtu dëshiron dhe synimi im është të vazhdoj të luaj për së paku edhe disa vite”, ka shtuar sulmuesi anglez.