Kurti: Serbia nuk ndryshon pa presion ndërkombëtar

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar që Bashkimi Evropian t’i bëjë më tepër presion Serbisë, pasi sipas tij, mënyra se si ajo trajtohet aktualisht, nuk e ndryshon Beogradin.

Këto komente Kurti i bëri të mërkurën në Prishtinë, gjatë takimit me zëvendës drejtorin e përgjithshëm të drejtoratit për zgjerim në Komisionin Evropian, Joost Korte.
Përfaqësuesit e Vetëvendosjes shpalosën qëndrimin e Lëvizjes se pa luftimin e strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë nuk mund të ketë integrim të qëndrueshëm institucional e shoqëror të pakicës serbe në Kosovë.
Në takim është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, me theks të veçantë në sfidat e Republikës së Kosovës në rrugën drejt BE-së.
Në njoftim theksohet se të dy palët vlerësuan se për të gjitha qëndrimet është e dobishme t’i vazhdojnë debatet dhe diskutimet edhe në të ardhmen, me qëllim të përparimit politik, shoqëror dhe ekonomik në Kosovë.